Shkup, 24 korrik 2026 – Agjencia kreu mbikëqyrje të rregullta programore kundrejt operatorëve Biv Piramida dhe Viva Net, lidhur me detyrimin që në paketën programore të cilën e ritransmetojnë, në mënyrë të detyrueshme dhe pa pagesë, të sigurojnë shërbimet programore të servisit publik radiodifuziv, si dhe lidhur me detyrimet për regjistrimin e shërbimeve programore në Agjenci dhe titrimin e programeve që i ritransmetojnë.
Gjatë mbikëqyrjeve u konstatua se operatori Viva Net, i cili, sipas njoftimit të Agjencisë për Komunikime Elektronike, mund të kryejë veprimtari në territorin e komunave Berovë dhe Pehçevë, më 22.07.2026, për përdoruesit e tij ka ritransmetuar shërbimin programor „FEN TV“, i cili nuk përfshihet në vërtetimin për regjistrimin e shërbimeve programore të lëshuar nga AShMA, gjë që është në kundërshtim me nenin 141 paragrafi 13 të LShMAAV.
Raportet janë të disponueshme në lidhjet e mëposhtme:
Biv Piramida – (neni 64 paragrafi 2 dhe neni 141 paragrafi 13 i LShMAAV) – 23.07.2026
Biv Piramida – (neni 143 paragrafi 3 i LShMAAV) – 23.07.2026
Viva Net – (neni 64 paragrafi 2 dhe neni 141 paragrafi 13 i LShMAAV) – 23.07.2026
Viva Net – (neni 143 paragrafi 3 i LShMAAV) – 23.07.2026