Shkup, 20 gusht 2026
AShMA vepron ekskluzivisht në bazë të kompetencave të saj dhe në kuadër të procedurave të përcaktuara me ligj. Para çdo ndryshimi të strukturës pronësore të radiodifuzerit, ai është i detyruar të paraqesë njoftim për ndryshimin e strukturës pronësore dhe njëkohësisht të paraqesë dokumentacionin përkatës. Pas pranimit të njoftimit, Agjencia e kontrollon dokumentacionin dhe përputhshmërinë e saj me ligjin dhe në afat prej 30 ditësh, merr vendim nëse ndryshimi do të miratohet ose do të refuzohet.
Përfaqësuesi ligjor i Shoqërisë Radiodifuzive Nasha TV ShPKNjP Shkup dhe Shoqëria Tregtare Radiodifuzive RFM ShPKNjP Shkup, ka paraqitur kërkesë për ndryshimin e strukturës pronësore me datë 29 qershor.
Për qëllim të përcaktimit të plotë të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante për lëndët, si dhe për të siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për vendimmarrje ligjore, të saktë dhe objektive, Këshilli i Agjencisë e vazhdoi afatin për marrjen e vendimit për afat shtesë prej 30 (tridhjetë) ditësh. Gjatë kësaj periudhe Agjencia vazhdon të shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe të mbledhë informacionin e nevojshëm nga institucionet kompetente. Procedurat për kërkesat janë duke vazhduar.
Vendimet e AShMA-së merren në bazë të fakteve të vërtetuara dhe përmbushjes së kushteve ligjore, dhe jo në bazë të shpekulimeve, supozimeve ose akuzave politike.
Prandaj, Agjencia u bën thirrje subjekteve politike të mos politizojnë dhe të mos shfrytëzojnë punën e rregullatorit të pavarur për ineresat e tyre politike.
AShMA do të vazhdojë edhe më tej të ushtrojë kompetencat e saj ligjore në mënyrë profesionale, të pavarur dhe transparente, në ineres të sigurimit të një hapësire të lirë dhe pluraliste në vend.