Shkup, 13 gusht 2026 – Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Mediatike shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta dhe më të thella për familjen e Lirim Hajredinit, të afërmit e tij, kolegët dhe të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin dhe të bashkëpunonin me të.
Gjatë angazhimit të tij shumëvjeçar profesional në TV Alsat-M, Agjencia kishte një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konstruktiv me Hajredinin. Ai ishte një bashkëbisedues i përkushtuar dhe i hapur, i cili me përvojën e tij profesionale, qëndrimet dhe kontributin aktiv merrte pjesë në diskutimet dhe proceset që lidhen me çështje me rëndësi për zhvillimin e sferës mediatike.
Me largimin e tij të parakohshëm, komuniteti mediatik në vend humbi një profesionist mediatik me përvojë dhe të përkushtuar, një aktor aktiv shumëvjeçar dhe një njeri që la gjurmën e tij të veçantë në zhvillimin e hapësirës mediatike.