Shkup, 27 gusht 2026 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, hedh poshtë si të pasakta dhe të pabaza akuzat e AMM-ës dhe RTM-së, në lidhje me trajtimin e gabuar të shërbimeve programore Arena M1, Arena M2 dhe Arena M3 Premium si shërbime programore të huaja që ritransmetohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Аgjencia vepron ekskluzivisht në kuadër të kompetencave të saj ligjore në pajtim me Ligjin e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Veprimi i Agjencisë në rastin konkret bazohet në dokumentacionin përkatës të paraqitur, si dhe në informacionet dhe të dhënat e marra nga instutucionet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nga subjektet e huaja përkatëse.
Në bazë të dokumentacionit në dispozicion dhe informacionin e marrë, shërbimet programore në fjalë trajtohen si shërbime programore të huaja që ritransmetohen, dhe jo si shërbime televizive vendase që ritransmetojnë program në territorin e shtetit, duke marrë parasysh që sinjali i tyre burimor nuk transmetohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Аgjencia veçanërisht hedh poshtë aludimet se me veprimet e saj mundëson anashkalimin e detyrimeve ligjore ose se ekziston ndonjë paligjshmëri në veprimet e Agjencisë dhe personave të saj zyrtar.
Derisa AMM dhe RTM ka në dispozicion prova të dyshimta për veprim të palidhshme të Agjencisë, ju bëjmë thirrje t’ua paraqesin institucioneve kompetente. Ndërkohë, theksojmë se është e papranueshme në veçanti për shkak të interesave të veta të përhapin kualifikime dhe aludime të pabaza që krijojnë përshtypjen e veprimit të paligjshëm ose veprim arbitrar të rregullatorit.