Shkup, 1 shtator 2026 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele i hedh poshtë si të pasakta dhe tendencioze, citimet me të cilat TV 24 Vesti po tenton të krijojë përshtypjen në publik se Agjencia në mënyrë të paligjshme ia ka besuar përgatitjen e studimeve për përcaktimin e arsyeshmërisë për shpalljen e konkursit publik për televizionin, subjekteve të jashtëm dhe se në këtë mënyrë ka keqpërdorur kompetencat e saj ligjore.
Studimet janë përgatitur profesionalisht dhe bazohen në themele relevante profesionale dhe metodologjike. Fakti që citimet dhe rezultatet e tyre nuk ju përgjigjen pritjeve dhe interesave të TV 24 Vesti, nuk mund të jetë arsye që ky televizion të paraqesë vazhdimisht në mënyrë selektive fakte dhe rrethana të caktuara dhe në këtë mënyrë të mashtrojë publikun në lidhje me veprimet e Agjencisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me detyrimin themelor të medias për të informuar publikun në mënyrë të saktë, të plotë dhe objektive.
Me qëllim informimin e plotë dhe të saktë të publikut, është e nevojshme të sqarohet se Agjencia dhe në vitet e mëparshme, ka zbatuar procedura për furnizimin e shërbimeve për përgatitjen e studimeve, në pajtim me Ligjin për furnizime publike. Këto procedura kanë qenë dhe lëndë e revizionit nga institucion kompetent pa u identifikura paraprakisht ndonjë dobësi në veprimet e Agjencisë. Gjithashtu, ishin dhe lëndë e disa procedurave gjyqësore të inicuara nga TV 24 Vesti, nga ku në procedurat e mëparshme Gjykata Administrative ka konfirmuar ligjshmërinë e veprimeve të Agjencisë.
Prandaj, të pasakta dhe të pabaza janë citimet se vetë angazhimi i subjekteve të jashtëm për përgatitjen e studimeve, paraqet veprim të paligjshëm. Përkundrazi, në procedurat e mëparshme si Gjykata Administrative ashtu edhe Gjykata e Lartë Administrative ka konfirmuar se veprime të tilla nga Agjencia janë në pajtim me ligjin.
Në sencën e fundit gjyqësore, gjykata ka dhënë mendim ligjor që studimet e këtij lloji në të ardhmen duhet të përgatiten nga vetë Agjencia, pas së cilës Agjencia veproi në pajtim me vendimin në fjalë. Megjithatë, ky vendim nuk do të thotë se angazhimi i mëparshëm i subjekteve të jashtme ishte i paligjshëm, as se një veprim i tillë rezultoi në keqpërdorim të pozicionit zyrtar, shpërdorim financiar ose dëm financiar për Agjencinë.
Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se informacioni i publikuar jep përshtypjen se vendimet për çështjet që lidhen me shpalljen e konkurseve publike merren nga Drejtori i Agjencisë. Kjo nuk korrespodon me kuadrin ligjor. Në pajtim me Ligjin e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, vendimet në kompetencë të Agjencisë miratohen nga Këshilli i Agjencisë, me propozim të Drejtorit, në kuadër të kompetencave ligjore.
Në lidhje me kallëzimin penal të paraqitur, Agjencia nuk do të paragjykojë procedurat që janë në kompetencë të institucioneve të tjera. Për këto, mund të vendosin në veçanti institucionet kompetente, me procedurë përkatëse dhe në bazë të fakteve dhe provave të vërtetuara. Deri atëherë, parashtrimi i kualifikimeve të pabaza për supozim të fajit ose veprim të paligjshëm paraqet paragjykim dhe dëm të pajustifikuar të reputacionit të Agjencisë si trup rregullator i pavarur.