REAGIMI I AShMA-së NDAJ AKUZAVE TË LSDM-së

Shkup, 2 nëntor 2026 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, i hedh poshtë  akuzat e LSDM-së se është përpjekur t’ua ndalon mediave transmetimin e konferencës për shtyp të Venko Filipçes gjatë heshtjes zgjedhore. Akuza të tilla janë të pabaza dhe  përfaqësojnë  një tentativë për t’i paraqitur veprimet ligjore të Agjencisë si censurë, edhe pse bëhet fjalë për detyrim ligjor të rregullt.

Kodi Zgjedhor përcakton qartë kufizimet që zbatohen gjatë heshtjes zgjedhore, përfshirë dhe ndalesat për transmetimin e deklaratave nga përfaqësuesit e partive politike (neni 76-b, paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor). Ligjet  zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, dhe të gjithë pa përjashtim, janë të detyruar të respektojnë detyrimet  ligjore.

Dokumenti që Venko Filipçe e quan „ndonjë letër“ është shkresë zyrtare – „Kujtesë për heshtjen  zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës“. Аgjencia e dërgoi me e-mail tek mediat kombëtare dhe tek mediat programi i të cilave  mund të ndiqet në territorin e  Komunës së Brvenicës, me qëllim të qartë: t’u kujtojë atyre rregullat dhe detyrimet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Kjo shkresë nuk paraqet ndalim, as censurë, as përpjekje për të kufizuar të  drejtën e informimit. Ajo përfaqëson përmbushjen e kompetencave ligjore të Agjencisë, të cilat nuk mund të barazohen me censurë vetëm sepse nuk mund t’i përshtaten politikisht dikujt.

Kujtesa për heshtjen zgjedhore në rrethin e parë u dorëzua më 15 tetor 2026, menjëherë pas orës 13, ndërsa kujtesa për rrethin e dytë u dorëzua më 29 tetor në orën 15:17 minuta. Të dyja shkresat  janë shpallur publikisht në  faqen e internetit të Agjencisë dhe tregojnë qartë se kjo  është një praktikë e rregullt institucionele që përfaqëson një veprim parandalues në funksion të ligjshmërisë dhe mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor.

Është jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe e papranueshme që një parti politike, veçanërisht partia më e madhe opozitare, të organizojë një konferencë për shtyp gjatë heshtjes zgjedhore. Duke vepruar në këtë mënyrë, mediat vihet në një situatë ku duhet të përballen me dilemën nëse duhet ta shkelin  Kodin Zgjedhor. Asnjë parti politike nuk duhet të presë që ineresat  e saj politike do të jenë  mbi rregullat ligjore.

Аgjencia mbështet fuqishëm lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes, por ato nuk duhet të jenë justifikim  për injorimin e detyrimeve ligjore dhe as veprimet ligjore të rregullatorit nuk duhet të portretizohen si censurë për qëllime politike ditore. Agjencia do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale, veçanërisht në kuadër të kompetencave ligjore, pa selektivitet, përjashtime dhe pa iu nënshtruar  presioneve dhe manipulimeve politike.



Accessibility

Accessibility