Shkup, 23 nëntor 2026 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, shpreh shqetësim serioz për kërcënimet me jetë drejtuar ndaj gazetarit Kristijan Landov nëpërmjet rrjeteve sociale pas publikimit të episodit të podkastit të tij „Pretres” kushtuar ngjarjeve në Ohër, dhe theksoi se janë plotësisht të papranueshme.
Siguria e gazetarëve është parakusht themelor i gazetarisë së lirë, të pavarur dhe profesionale, dhe çdo gazetar duhet të kryejë punën e tij pa frikë, kërcënime, presion dhe dhunë. Аgjencia i konsideron shqetësuese mesazhet që përmbajnë aludime për mundësinë e shkaktimit të dëmit fizik dhe rrezikimit të sigurisë personale të gazetarit dhe pret që institucionet kompetente të shqyrtojnë kërcënimet e raportuara dhe të ndërmarrin masat përkatëse në kuadër të kompetencave të tyre.
Gjithashtu theksojmë dhe rëndësinë e komunikimit të përgjegjshëm publik drejtuar mediave, veçanërisht nga organizatat dhe përfaqësues të institucioneve. Nëse ka ndonjë vërejtje në lidhje me raportimin konkret mediatik, në dispozicion janë mekanizmat ligjor dhe vetërregullator, duke përfshirë të drejtën e korrigjimit dhe përgjigje, si dhe mundësinë e paraqitjes së ankesave në Këshillin e Etikës së Medias dhe Këshillin e Nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Njëkohësisht, ju përkujtojmë se mediat dhe gazetarët kanë përgjegjësi për përmbajtjet që publikojnë dhe detyrim për t’iu përmbajtur standarteve profesionale dhe etike të gazetarisë, duke përfshirë parimin e saktë, objektiv dhe verifikim të informacionit.