Shkup, 23 nëntor 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka kryer mbikëqyrje të rregullt administrative kundrejt të gjithë 89 radiodifuzerëve që transmetojnë program televiziv ose radio.
Lëndë e mbikëqyrjes ishte obligimi sipas të cilit radiodifuzerët janë të detyruar që të dhënat për strukturën e pronësisë, kryeredaktorin/kryeredaktorët përgjegjës dhe burimet e financimit për vitin paraprak t’i publikojnë në programin e tyre, së paku tri herë në vit, në terminët kryesorë të shikueshmërisë, si dhe incizimin e publikimit t’ia dorëzojnë Agjencisë brenda 15 ditëve nga dita e publikimit.
Në përputhje me Rregulloren për mënyrën e publikimit të të dhënave për punën e radiodifuzerëve, radiodifuzerët janë të detyruar që këto të dhëna t’i publikojnë për herë të tretë jo më vonë se më 31 tetor.
Gjatë mbikëqyrjes u konstatua se obligimin e përcaktuar në nenin 15, paragrafi 4 të Ligjit për Media e kanë përmbushur të gjithë 89 radiodifuzerët.
Raporti është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm:
Raporti i përgjithshëm – Neni 15, paragrafi 4 i Ligjit për Media (19.11.2026)