1

Takimi i katërt publik 2015

Agjencia realizoi takimin e katërt publik për vitin 2015

Shkup, 22.12.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e realizoi takimin e katërt publik për vitin 2015. Fjalim përshëndetës kishte drejtori i Agjencisë dr.Zoran Trajçevski, i cili i prezantoi aktivitetet që Agjencia i ka realizuar në tremujorin e fundit, në pajtim me Programin vjetor për punë – mbikëqyrjet e realizuara; dhënien e lejeve të reja për emetim televiziv përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik që nuk përdor resurse të kufizuara; analizat e përpiluara për strukturën e të punësuarve në sektorin mediatik audio dhe audiovizuel në vitin 2014;hulumtimi i realizuar i përhapjes së radiostacioneve dhe për ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe lokal, të dhënat e të cilëve kanë të bëjnë me tremujorin e tretë të vitit 2015; studimin e përpiluar për konstatimin e aryseshmërisë për shpalljen e konkursit publik për ndarjen e lejes për emetim televiziv në nivel shtetëror; aktivitetet në fushën e bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar, me ç’rast u theksua se ka filluar implementimi i projektit IPA 2011 për sigurimin e pajisjes për monitorimin e përmbajtjeve mediatike.

Për rëndësinë dhe përfaqësimin e gjinive në mediume si dhe rezultatet nga Analiza e lajmeve dhe reklamave në vitin 2015, përpilimi i së cilës del nga obligimi i përcaktuar në Ligjin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, sipas të cilit Agjencia është e obliguar që njëherë në vit të parashtrojë raporte për mënyrën e shfaqjes dhe prezantimit të grave dhe burrave nëpër programe si dhe të përpilojë analizë për çështjet gjinore në konceptet programore dhe përmbajtjet e mjeteve të informimit publik – fjalim kishte Marina Trajkova, pjesëmarrëse në përpilimin e kësaj analize.

Me qëllim që të ngritët vetëdija te punëtorët mediatik për informimin lidhur me dallimet, mr. Irena Cvetkoviq nga Koalicionit “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, i prezantoi rezultatet nga hulumtimi i realizuar në kuadër të projektit “Reprezentimi i grupeve gjinore pakicë nëpër mediumet:Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni”, si dhe konstatimet që kanë të bëjnë me gjendjen në këtë sferë në Republikën e Maqedonisë.

Të pranishmit kishin mundësi që të përcjellin edhe prezantimin e Draft-Metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore, që e prezantoi mr.Emilija Janevska, udhëheqëse e Sektorit për çështje programore në Agjenci.Në prezantimin e saj, në mënyrë të detajuar u arsyetuan qëllimet, përfshirja dhe periudhat e monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor, me ç’rast pasoi një debat në lidhje me dilemat që i kishin radiodifuzerët në aspekt të Draft-Metodologjisë.

Prezantimet mund ti merni në linqet e më poshtme:

M.r Emilija Janevska

Draft – Metodologjija për monitorim të përfaqësimit mediatik nëpërmjet serviseve programore të radiove dhe televizioneve gjat pëeriudhës së procesit zgjedhor

M.r Irena Cvetkoviq

Рërfaqësimi i gjinive dhe grupeve të seksuale pakicë: stigmë ose mungesë

Marina Trajkova 

Gjinia në media: rezultate nga analiza e gjinive në lajme dhe reklamat në vitin 2015


– Mendimet dhe qëndrimet e marra si dhe qëndimin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele mund ti merrni këtu

– Agjenda për pjesëmarrje në Takimin e katërt publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015 mund të merret këtu

– Fletëparaqitja për pjesemarrje në Takimin e katërt publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015 mund të merret këtu




Takimi i tretë publik 2015

Në takimin e tretë publik ASHMA i prezantoi aktivitetet e realizuara për tremujorin e kaluar
 

3.javen sostanok1Shkup, 18.09.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pajtim me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e realizoi takimin e tretë publik për vitin 2015.

Për realizimin e Programit vjetor për punën e ASHMA foli dr. Zoran Trajcevski, drejtor i Agjencisë i cili në mënyrë të detajuar i arsyetoi aktivitet e realizuara:mbikëqyrjet e realizuara mbi radiodifuzerët, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik dhe mediet e shtypura, si dhe masat e shqiptuara, dhënien e lejeve të reja për emetim televiziv në nivel rajonal, analizën e përpiluar për tregun e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2014, hulumtimin e realizuar për fushën e radiostacioneve dhe për ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive qe emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe atë lokal – për tremujorin e dytë; aktivitetet e realizuara për implementimin e Strategjisë për zhvillim të veprimtarisë radiodifuzive në Republikën e Maqedonisë për periudhën 2013-2017 si dhe aktivitetet në fushën e bashkëpunimit evropian dhe atë ndërkombëtar

Lidhur me rëndësinë e arsimimit mediatik konteksti për zhvillimin e tij, qëllimet e vendosura me Programin për arsimim mediatik dhe rolin e Agjencisë në ngritjen e vetëdijes, lehtësimin e pjesëmarrjes dhe koordinimin e aktiviteteve për zhvillimin e arsimimit mediatik foli Emilija Janevska, udhëheqëse e sektorit për çështje programore në ASHMA, me ç’rast u fokusua edhe në promovimin e spotit televiziv të internetit “Ku është Gorani?”. Spoti paraqet një adaptim të spotit “Ku është Klausi?” nga organizata gjermane klicksafe.de, përkthimin e të cilit e realizuan të punësuarit e Agjencisë. Sinkronizimi dhe titrat u realizuan nga TV Sitell, të cilët si motiv për pjesëmarrje në këtë proces siç tha përfaqësuesja e tyre Aneta Veterova – Shoshkiq, është vetëdija për nevojën që të mbrohen fëmijët gjatë surfimit në internet.

3-sostanokSpoti përsëri e aktualizoji projektin e Ministrisë për Shoqëri Informative dhe Administratë “Surfo sigurt”, në suaza të cilit është përpiluar softueri për kontroll prindëror të Internetit dhe përmbajtjeve ku qasen fëmijët e tyre. Sic potencoi përfaqësuesi i Agjencisë për komunikime elektronike z. Sinisha Apostoloski, fokusi i këtij projekti është kuptimi i rreziqeve dhe kërcënimeve që mund ti godasin fëmijët dhe të rinjtë në internet, si dhe rekomandimet për zbulimin e tyre në kohë.

Për obligimin për emetimin e programit të krijuar burimor dhe mënyrën e mbikëqyrjes, prezantim realizoi Rubin Taleski, bashkëpunëtor i lartë në departamentin për identitet kulturor, me ç’rast pasoi një diskutim rreth problemeve më të shpeshta të radiodifuzerëve gjatë realizimit të këtij obligimi ligjor.

Në fund të takimit, drejtori Trajcevski potencoi se Agjencia është e hapur për bashkëpunim dhe i ftoi të gjithë radiodifuzerët, mediet e shtypura dhe operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik, si dhe palët tjetra që të japin mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me këto tema, e që do të mund të prezantohen në takimet e ardhshme publike e që janë me interes për mbarë opinionin.

Prezantimet mund ti merrni në linket e mëposhtme:

Dr. Zoran Trajçevski

Aktivitete realzara në pajtueshmëri me programin e punës së AAASHMA

Mr. Emilija Janevska

Propogram për inicimin e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë

Rubin Taleski

Program i krijuar burimor



 Qëndrimet dhe mendimet e shprehura dhe qëndrimi i Agjencisë për takimin e tretë publik në vitin 2015 mund ti merni këtu


 

– Agjenda për pjesëmarrje në Takimin e tretë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015 mund të merret këtu

– Fletëparaqitja për pjesemarrje në Takimin e tretë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015 mund të merret këtu 




Takimi i dytë publik në vitin 2015

Në takimin e dytë publik Agjencia i prezantoi aktivitetet e realizuara gjatë tremujorit të kaluar
 

v 2Shkup 16.06.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pajtim me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, realizoi takimin e dytë publik për vitin 2015. Për aktivitetet e realizuara në pajtim me Programin vjetor të punës së ASHMA foli dr. Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë, i cili në fillim të takimit theksoi:

– Tendenca jonë për transparencë dhe llogaridhënie gjatë punës, vazhdimisht e përsosim, në drejtim të së cilës është edhe prezantimi i përmbledhjes së vëllimshme të aktiviteteve të realizuara tremujore.

Në mënyrë të detajuar u arsyetuan mbikëqyrjet e realizuara, si dhe masat e shqiptuara paralajmëruese për radiodifuzerët, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit dhe mediet e shtypura.U potencuan edhe aktet që dolën nga harmonizimi i legjislacionit vendas me atë evropian, dhënia e lejeve të reja për emetim televiziv prej të cilave dy në nivel shtetëror dhe tre në atë rajonal, ndërprerja e veprimtarisë – emetim dhe riemetim i shërbimeve programore të radios dhe televizionit te tre operatorë të komunikimeve publike elektronike, si dhe aktivitetet nga implementimi i Strategjisë për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive në RM 2013-2017.

2 javen sostanokPër implementimin e projektit IPA TAIB 2009, të financuar nga Bashkimi Evropian, kushtuar “Forcimit të kapaciteteve administrative të trupave të ngarkuar për telekomunikime dhe medie për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe atyre multifunksionale”, foli Ognen Nedellkovski, udhëheqës i seksioni për identitet kulturor dhe udhëheqës i këtij projekti, i cili e arsyetoi përmbledhjen e aktiviteteve të realizuara në kuadër të projektit.

Në fund të takimit, Drejtori Trajçevski potencoi se Agjencia është e hapur për bashkëpunim dhe i ftoi të gjithë radiodifuzerët, mediet e shtypura dhe operatorët e rrjeteve publike të komunikimit, si dhe palët e interesuara, që të japin mendimet e tyre ose propozime për tema që do të prezantohen në takimet e ardhshme publike, e që janë me interes për tërë opinionin.

 


 

– Agjendën për pjesëmarrje në takimin e Takimin e dytë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015 mund ta merrni këtu 

– Fletëparaqitjen për pjesëmarrje në takimin e Takimin e dytë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015 mund ta merrni këtu




Takimi i parë publik2015 në vitin

Takimi i parë publik në vitin 2015