Diskutime të për funduara në vitin 2018

image_pdfimage_print
Debat publik lidhur me Draftin e Metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes radios dhe shërbimeve programore të televizionit gjatë proceseve zgjedhore

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele më datë 24.08.2018 hapi debat publik në lidhje me tekstin e Draftit të Metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes radios dhe shërbimeve programore të televizionit gjatë proceseve zgjedhore.

Nevoja për këtë dokument erdhi nga ndryshimet e Kodit zgjedhor në lidhje me prezantimin mediatik dhe kompetencat e Agjencisë, e në të janë përfshirë të gjitha dispozitat relevante për prezantimin mediatik gjatë zgjedhjeve dhe saktësohet mënyra se si Agjencia e kryen monitorimin.

Agjencia i fton të gjitha palët e interesuara që me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në debatin publik, më së voni deri më 22 shtator 2018 dhe të njëjtat në formë të shkruar të dorëzohen në postën elektronike contact@avmu.mk.


Debat i hapur publik lidhur me Draftin e Udhëzimit për plotësimin e obligimeve për impresum dhe informatat në dispozicion të shfrytëzuesve

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ne periudhen 27 korrik e deri 27 gusht pati debat publik lidhur me tekstin e Draft-Udhëzimit për plotësimin e obligimeve për impresum dhe informatat në dispozicion të shfrytëzuesve.

Agjencia i fton të gjitha palët e interesuara që me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtat t’i dorëzojnë në formë të shkruar, në adresën elektronike contact@avmu.mk

Mendimet dhe komentet e fituara nga debati publik:

Mendime dhe vërejtje në aspekt të Draft-Udhëzimit për plotësimin e obligimeve për impresum dhe informatat në dispozicion të shfrytëzuesve nga Urban FM Radio 

Mendime dhe vërejtje në aspekt të Draft-Udhëzimit për plotësimin e obligimeve për impresum dhe informatat në dispozicion të shfrytëzuesve nga Radio e Maqedonisë, Radio Shkupi 

Mendime dhe vërejtje në aspekt të Draft-Udhëzimit për plotësimin e obligimeve për impresum dhe informatat në dispozicion të shfrytëzuesve nga Televizioni i Maqedonisë, Shërbimi i parë programor


Konsultim publik lidhur me Draft-rekomandimet për informimin mediatik të radiodifuzerëve gjatë referendumit

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në periudhën nga data 31 korrik e deri më 17 gusht hapi konsultim publik lidhur me tekstin e Draft-rekomandimeve për informimin mediatik të radiodifuzerëve gjatë referendumit.

Agjencia i fton të gjitha palët e interesuara, veçanërisht mediumet, që me vërejtjet e tyre dhe propozimet konstruktive të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtat në formë të shkruar të dorëzohen në postën elektronike contact@avmu.mk

Mendim dhe vërejtje për Draft-rekomandimet  dorëzoi TV 24 Vesti dhe të njëjtat mund të merren në linkun:

Mendim dhe vërejtje për Draft-rekomandimet për prezantimin mediatik të radiodifuzerëve gjatë referendumit  – Shtator2018 nga TV 24 Vesti


Debati publik për Propozim-udhëzuesin për mbikëqyrje të zbatimit të konceptit programor

Në periudhën nga 23 deri më 30 prill 2018 Agjencia hapi debat publik lidhur me Propozim-udhëzuesin për mbikëqyrjen e zbatimit të konceptit programor, për të cilin i fton të gjitha palët e interesuara që të marrin pjesë në debatin publik për këtë dokument. Mendimet dhe propozimet në formë të shkruar mund të dorëzohen në adresën elektronike contact@avmu.mk.

Nevoja për Propozim-udhëzuesin doli nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme për respektimin e nenit 67 paragrafi 6 nga LSHMAA, i cili përcakton se radiodifuzerët janë të obliguar që gjatë një jave të plotësojnë 80% të konceptit programor për të cilin u është dhënë leja për emetim të radios ose televizionit. Mbikëqyrja tregoi se nevojitet që të sqarohet se si do të llogaritet nëse radiodifuzeri gjatë një jave e ka plotësuar 80% e konceptit programor.



Accessibility

Accessibility