Diskutime të përfunduara gjatë vitit 2025

Ka përfunduar Konsultim publik për Draft-Udhëzimin për transmetuesit për Zgjedhjet lokale 2025

Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 11-të, miratoi  Draft-Udhëzimin për transmetuesit për Zgjedhjet lokale 2025.

Përgatitja e dokumentit u parapri nga disa konsultime me institucionet që kanë kompetenca lidhur me zgjedhjet – KSHZ-në, KSHPK-në dhe Entit Shtetëror për Revizion. Për pasaktësitë e konstatuara në Kodin Zgjedhor që ndikojnë në ndarjen e kohës për RPP tek transmetuesit dhe për pagesën e mjeteve buxhetore për RPP nga KSHZ, të katër institucionet me shkresë të përbashkët informuan dhe Kuvendin e RMV-së.

Draft-udhëzimi ka për qëllim të sqarojë zbatimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor që i referohet transmetuesve për Zgjedhjet lokale 2025. Bëhet fjalë për ndarjen e kohës për reklamat politike me pagesë (RPP), shënjimin e porositësit të reklamimit, ndarjen e kohës në lajmet tek Shërbimi publik radiodifuziv, prezantimin politik papagesë të Kanalit Parlamentar dhe sigurimin e aksesit në përmbajtjet e procesit zgjedhor për personat me pengesa.

Аgjencia ftoi të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në konsultimin publik dhe mendimet dhe sugjerimet e tyre për Draft-udhëzimin t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike  е-mail adresën contact@avmu.mkjo më vonë se 25 shtator 2025 (e enjtederi në ora 16:30.

Propozim i dorëzuar për Draft Udhëzimin për Zgjedhjet Lokale 2025 nga TV Sitel – 25.09.2025 

Shënime dhe opinion ligjor për Draft-Udhëzimin për transmetuesit për zgjedhjet lokale 2025 nga Partia Politike e Majtë (Levica) – 25.09.2025 

Qëndrimet e Agjencisë pas pranimit të propozimeve dhe ndryshimeve të Draft-Udhëzimit për radiodifuzerët për Zgjedhjet lokale 20225 – 29.09.2025 


Ka përfunduar debati publik për Draft-Udhëzimet për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimeve për konfirmimin e raporteve mbi reklamat politike të transmetuara me
pagesë

Këshilli i Agjencisë, në seancën e tij të 5-të të mbajtur më 21 korrik 2025, miratoi  Draft-Udhëzimet për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimeve për konfirmimin e raporteve mbi reklamat politike të transmetuara me pagesë. 

Agjencia fton të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në debatin publik mbi Projekt-Udhëzimet me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në debatin publik dhe me shkrim t’i dorëzojn në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.
 
Debati publik zgjati 45 ditë,  deri më 5 shtator 2025

Ka përfunduar debati publik për Draftudhëzimin për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për përcaktimin e afatit për veprim sipas aktvendimeve të Agjencisë për ndërmarrjen e masës

Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele më 7 korrik 2025, ka hapur debat publik për Draft-udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për përcaktimin e afatit për veprim sipas aktvendimeve të Agjencisë për ndërmarrjen e masës.

Ndryshimi dhe plotësimi i Udhëzimit rrjedh nga ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele të vitit 2023 dhe ndryshimet në Ligjin për Media të vitit 2025. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që në Udhëzim të përcaktohen afatet për veprim sipas masave paralajmërim publik për subjektet e reja (mediat online-internet portalet dhe ofruesit e shërbimit të platformës për ndarjen e videove). Janë shtuar gjithashtu dhe afate për dispozitat e reja të LSHMAAV,  për të ofruar akses në përmbajtjet për personat me aftësi të kufizuar dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të të miturve, dhe është propozuar harmonizimi i kohëzgjatjes së afateve për të gjitha subjektet.

Аgjencia fton mediat online-internet portalet, ofruesit e shërbimeve të platformës për ndarjen e videove, operatorët e rrjetit publik të komunikimit elektronik, të gjithë transmetuesit dhe palët e interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në debatin publik dhe me shkrim t’i dorëzojn në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

 Debati publik zgjati 60 ditë, deri më 4 shtator 2025.


 

Përfundoi diskutimi publik mbi Draft-Rregulloren e Punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

Këshilli i Agjencisë, në seancën e tij të 5-të të mbajtur më 21 korrik 2025, miratoi Draft-Rregulloren e Punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Agjencia u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara të marrin pjesë në dëgjimin publik mbi Projekt-Rregulloren e Punës me mendimet dhe propozimet e tyre dhe t’i paraqesin ato me shkrim në mënyrë elektronike në adresën e email-it contact@avmu.mk.

Seanca publike dëgjimore zgjati 30 ditë, duke përfunduar më 20 gusht 2025.

Propozimet dhe komentet e marra mbi Draft-Rregulloren e Punës dhe qëndrimin e ASHMA-së mbi to

Qëndrimi i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele mbi propozimet e marra nga anëtarët e Këshillit të Agjencisë mbi Draft-Rregulloren e Punës së Agjencisë – 30.07.2025

Komente në lidhje me Projekt-Rregulloren e Punës nga Trajce Kostov – 19.08.2025 


Diskutim i përfunduar publik për regjistrim në Regjistrin e botuesve të mediave online dhe mënyra e menaxhimit të Regjistrit

Këshilli i Agjencisë, në seancën e sotme të 19-të miratoi Draft – Rregullore për formën dhe përmbajtjen e aplikacionit për regjistrim në regjistrin e botuesve të mediave online-internet portaleve dhe për mënyrën e menaxhimit të regjistrit të botuesve të mediave online-internet portaleve dhe Draft-Formular për dorëzim të të dhënave për transparencë publike të punës së botuesve të mediave online – internet portaleve.

Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit për Media është paraparë evidentimi i mediave online-internet portaleve në Regjistrin e botuesve të mediave online-internet portaleve, i cili do të menaxhohet  nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele si trup rregullator kompetent.

Regjistri i botuesve të mediave online-internet portaleve do të menaxhohet në formë elektronike dhe do të përmbajë të dhëna bazë për botuesin e medias (emri dhe adresë të botuesit të medias, emri dhe mbiemri i personit përgjegjës, emrin dhe internet adresë të medias online dhe regjistrit maqedon  .мк ose .мкд internet domenit). Formulari përmban të dhëna për strukturën e pronësisë, redaksisë, të dhëna për punën ekonomike në vitin paraprak dhe numrin e të punësuarve në medium.

Аgjencia i ftoi të gjitha palët e interesuara që me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në diskutimin publik dhe t’i dorëzojnë me shkrim në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Diskutimi publik zgjati deri 15 ditë, deri më 23 maj 2025



Accessibility

Accessibility