KONSTATOHEN PARREGULLËSI GJATË EMETIMIT TË PROPAGANDËS SË PAGUAR PUBLIKE PËR REFERENDUMIN

Shkup, 03.10.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me mbikëqyrjen e mbulimit mediatik gjatë referendumit në periudhën nga data 21 deri më 27 shtator ka konstatuar se shtatë radiodifuzerë e kanë shkelur Udhëzuesin për prezantim mediatik gjatë referendumit.

Në kundërshtim me nenin 34 nga Udhëzimi, 1TV ka emetuar propagandë të pagur publike në kuadër të programit të veçantë informativ “Studio e hapur 1”. I njëjti radiodifuzer e ka shkelur Udhëzuesin edhe një një rast tjetër, sipas pikës 28 në mënyrë që në një orë reale ka emetuar shumë më tepër se sa 4 minuta dhe 30 sekonda, që janë të lejuara, për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë si porositës së propagandës së paguar publike “PËR” referendumin. Kohha e ndarë për këtë porositës në mënyrë drastike e tejkalon proporcionin e kohëzgjatjes së prezantimit mediatik – 59% “Për” dhe 41% “Kundër” të përcaktuar me Rregullat për veprim të trupit Koordinues të Kuvendit në lidhje me propagandën publike dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre. Për këto shkelje kundër radiodifuzerit janë inicuar procedura kundërvajtëse.

Shkelje të nenit 28 është konstatuar edhe te ALSAT-M, KANAL 5, Telma, SITEL, TV 21 dhe 24VESTI, por kohëzgjatja e propagandës së paguar publike për një subjekt të interesuar, në këtë rast përsëri Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, është në kuadër të proporcionit kohor të konstatuar nga Trupi koordinativ i Kuvendit.

Për këto shkelje, edhe pse nuk janë në kompetencë të vetë direkte, por janë nga fushëveprimi i rregullatorit, ka debatuar edhe Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Këshilli kishte qëndrim se në kushte të kundërthënieve dhe mospërputhjeve të rregullativës relevante dhe udhëzimeve të ndryshme që mediumet i marrin nga KSHZ, ASHMA dhe Trupi koordinues i Kuvendit, nuk duhet të inicohen procedura për kundërvajtje. Radiodifuzerët u janë përmbajtur Rregullave për veprim sipas Trupit koordinues të Kuvendit në lidhje me propagandën publike dhe ndryshimet dhe plotësimet e saja, në pajtim me të cilat proporcioni i kohëzgjatjes së prezantimit mediatik është 59% “Për” dhe 41% “Kundër”.

Drejtori i Agjencisë, duke marrë parasysh qëndrimin e Këshillit vendosi që të mos inicojë procedura për kundërvajtje ndaj ALSAT-M, KANAL 5, Telma, SITEL, TV 21 dhe 24VESTI.

Raportet e shkruara për mbikëqyrjen (monitorimin) e realizuar mund të merren në këto linke:

1 ТV SHPKNJP Shkup

АLSAT- М SHPK Shkup

КАNAL 5 SHPKNJP Shkup

ТЕLEVIZIONI MАКPETROL SHPKNJP Shkup

SITEL SHPKNJP Shkup

КОМPANI 21- М SHPKNJP Shkup

24 VESTI SHPKNJP Shkup

– 1 ТV SHPKNJP Shkup

 

 



Accessibility

Accessibility