Kronikë e Mbledhjes së 28-të të KRD

image_pdfimage_print

SHKUP, 17.7.2012 – Në mbledhjen e sotme të 28-të Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) konstatoi që të gjithë radiopërhapësit e kanë shlyer borxhin në lidhje me kompensimin për lejen për të kryer veprimtari radiodifuzive, përveç SHRT Miss 2008 nga f. Pregllovë, Pllasnicë, për të cilin KRD filloi procedurën për t’i marrë lejen.

Në vazhdim KRD shqyrtoi raportet e monitorimit të radiostacioneve Radio Llajf, Radio Ravel, Radio Fortuna, Radio Klub FM dhe Radio Folk, me ç’rast i shqiptoi këto masa dhe qortime:

– Radio Llajf: 1 vërejtje me shkrim dhe 2 qortime;
– Radio Ravel: 1 vërejtje me shkrim;
– Radio Fortuna: 3 vërejtje me shkrim dhe 1 qortim;
– Radio Klub FM: 3 vërejtje me shkrim dhe 1 qortim;
– Radio Folk: 2 vërejtje me shkrim.

 

KRD po ashtu miratoi dhe:
 
– Analizën e të gjitha masave, njoftimeve dhe qortimeve të bëra nga ana e KRD kundër radiopërhapësve dhe të shkeljeve më të shpeshta nga ana e radiopërhapësve gjatë periudhës 1.1.2012 – 30.6.2012; dhe

 

– Analizën gjysmëvjetore për procedurat kundërvajtëse gjyqësore për të përcaktuar efektivitetin e e sanksioneve kundërvajtëse të shqiptuara (30 qershor 2012 përfundimisht);

 

Këto analiza përmbajnë edhe rekomandime për përparimin e legjislacionit në lidhje me radiodifuzionin, prandaj KRD do t’ia drejtojë ato edhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës. Analizat në tërësi janë të arritshme në qendrën e shërbimit të ueb-faqes së KRD, në pjesën “publikacione”.

 

Në lidhje me kërkesën e SIZ MK NET – Shkup (shoqatë e operatorëve kabllorë) për të regjistruar katër kanale të Pink Media Grup nga Serbia (Pink Plus, Pink Ekstra, Pink Folk dhe Pink Mjuzik), KRD vendosi që të lejojë regjistrimin e e këtyre kanaleve në paketat programore të operatorëve kabllorë po qe se Pink Media Grup:

1. Kërkon falje për trajtimin  e pahijshëm dhe nënçmues të Republikës së Maqedonisë duke iu drejtuar me „IRJ e Maqedonisë “;
2. Shlyen borxhin që ka ndaj KRD në lartësi prej 1.921.582 denarësh për lejen e punës së Pink 15 SHPKNJP Shkup, leje kjo që u mor; dhe
3. Shlyen borxhin që ka ndaj të punësuarve të Pink 15 SHPKNJP Shkup.

 

Gjatë përmbushjes së këtyre kushteve, Pink Media Grup serbe e ka patjetër t’i rregullojë edhe të drejtat e autorit për riemetimin e katër serviseve programore me operatorët kabllorë në Maqedoni,  me qëllim që ato të riemetohen në mënyrë legale.

 

Në drejtim të rritjes së bashkëpunimit me institucionet shkencore në R. e Maqedonisë, KRD vendosi që të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Elekroteknikës dhe të Teknologjive Informatike, Shkup (FETI), të UKEM.



Accessibility

Accessibility