Kronikë nga mbledhja 34-të

image_pdfimage_print

Shkup, 06.11.2015 – Pas njoftimit të parashtruar për ndryshimin e strukturës pronësore, Këshilli i Agjencisë miratoi vendim me të cilin u lejua ndryshimi i strukturës pronësore të SHTR RADIO AKTUEL Manastir SHPK, duke marrë parasysh atë se me ndryshimet e propozuara nuk krijohet koncetrim i palejuar mediatik.

Pas konstatimit paraprak të shkeljes së nenit 38 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga ana e SHTR RADIO SVETI NIKOLLE SHPK Sveti Nikollë dhe SHTR RADIO OHRID SHPK Ohër, Agjencia i urdhëroi këtu dy radiostacione që të harmonizojnë strukturën e tyre pronësore, në kuptim të asaj se Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë C.O. Shkup posedon pjesë te këto dy radiostacione. Agjencia miratoi Konkluzionin për prolongimin e veprimit të mëtejshëm ndaj vendimeve të miratuara për konstatimin e shkeljes së ndalesës së nenit 38 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga ana e SHTR RADIO SVETI NIKOLE SHPK Sveti Nikollë dhe SHTR RADIO OHRID SHPK Ohër, deri në përfundimin e aktiviteteve të paralajmëruara nga ana e Fonidt për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë C.O. Shkup dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë. 

Është miratuar Draft-Doracaku për ndryshimin dhe plotësimin e Doracakut për mënyrën e matjes së shikueshmërisë dhe dëgjueshmërisë së programeve, respektivisht shërbimeve programore të radiodifuzerëve në Republikën e Maqedonisë. Me ndryshimet e propozuara do të mundësohet që lëndë e matjes së këtillë të jenë edhe stacione tjera televizive që do të tregojnë interes, do të fshihet teksti i Doracakut për formimin e Asociacionit të publikuesve në Republikën e Maqedonisë, marrëveshja me agjencinë e përzgjedhur do të rritet prej 5 në 7 vjet dhe do të konstatohet mënyra se si do të përllogaritet kompensimi që do të paguhet nga ana e anëtareve të Komitetit dhe palëve të tjera të interesuara. Teksti i Draft-Udhëzimit është vendosur në debat publik, me kohëzgjatje prej 30 ditë.  

Këshilli i dha leje drejtorit të Agjencisë që të miratoj: vendim me të cilin nga evidenca e kontabilitetit të Agjencisë do të shlyhet borxhi i SHTR operatorit të rrjetit kabllor “TO-MI” SHPKNJP Radovish; vendim për shpalljen e konkursit për marrëdhënie pune në kohë të caktuar për zëvendësim të punëtorit që mungon përkohësisht, deri në kthimin e tij dhe për zbatimin e procedurës për negociata pa shpallje publike të furnizimit publik – mallit: Blerja e pikturave artistike.



Accessibility

Accessibility