Kronikë nga mbledhja e 10-të

Shkup, 12.03.2015 – Këshilli i Agjencisë e miratoi Udhëzimin për të drejtën e njoftimit të shkurtë mbi ngjarjet për të cilat kanë të drejta ekskluzive për emetim, Vendim për përcaktimin e listës me ngjarje me rëndësi të madhe për publikun e Republikës së Maqedonisë, Rregulloren për sponsorime, Rregulloren për mënyrën e udhëheqjes së evidencës ditore dhe për kualitetin e incizimeve nga programi i emetuar dhe politika e sigurisë së Agjencisë në sferën e teknologjisë informatike – komunikuese.

Këshilli i Agjencisë e miratoi Informatën për mbikëqyrjen e realizuar profesionale për mbi 136 radiodifuzer. Informata përmban të dhëna për plotësimin e kushteve teknike, hapësinore dhe kadrovike që janë të theksuara në fletëparaqitjen për ndryshimin e lejes për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive me lejen për emetim radio ose televiziv, respektivisht në kërkesën për marrjen e lejes për emetim televiziv ose të radios.  

Këshilli i Agjencisë dha leje për zbatimin e procedurës së furnizimit publik për larjen e veturave zyrtare dhe për miratimin e vendimit për blerjen e sistemit të ri për arkivimin e dokumenteve.



Accessibility

Accessibility