Kronikë nga mbledhja e 15-të

image_pdfimage_print

Shkup, 06.05.2015 – Pas parashtrimit të kërkesës për ndarjen e lejes pa shpallje të konkursit, në pajtim me nenin 76 paragrafi 7 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për ndarjen e lejes për emetim televiziv në shërbimin programor me format kryesisht argëtues, që do të emetohet përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik që nuk përdor resurse të kufizuara, në nivel shtetëror të Shoqërisë për tregti dhe shërbime “Media Vorld Nevs” SHPK Shkup.

Janë miratuar:Draft-Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për emetim radio dhe televiziv, Rregullore për teknikat e reja reklamuese, Kodi i sjelljes së anëtarëve të Këshillit dhe të punësuarve në shërbimin profesional të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Rregullore për rendin e punës dhe përgjegjësisë disiplinore dhe materiale për të punësuarit në shërbimin profesional të Agjencisë dhe Draft-lista e informatave me karakter publik të Agjencisë.

Këshilli i Agjencisë miratoi vendim për prishjen e Vendimit të Këshillit për dhënien e lejes për nënshkrim të drejtorit në Aneksin e Marrëveshjes për ndërtimin e objektit administrativ “Pallati Panko Brashnarov” në lidhje me realizimin e punëve të paparashikueshme gjatë ndërtimit të objektit dhe dha leje për drejtorin që të nënshkruaj Aneks të ri nr.2 ndaj Marrëveshjes

Këshilli i Agjencisë dha leje për drejtorin e Agjencisë për realizimin e furnizimeve publike:Mirëmbajtjen e higjienës në hapësirat afariste të Agjencisë, blerjen e ndërprerësve, mirëmbajtjen (preventive) të modulit shtesë të zgjidhjes së përhershme aplikative “Sistemi për regjistrin elektronik të rrjeteve publike të komunikimit elektronik”.



Accessibility

Accessibility