Kronikë nga mbledhja e 51 e KRD

image_pdfimage_print

Shkup, 08.11.2012- Në mbledhjen e sotshme, Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore të TV Kanal 5, TV SItel, TV Alsat dhe TV Telma dhe  vendosi ti shqiptoje masat e më poshtme:


TV Kanal 5 vërejtje me shkrim për transmetimin e programit në termin të pa përshtatshëm për audiencën adoleshente dhe vërejtje me shkrim për mosplotësimin e detyrave për transmetimin e më pak se 30% program i burim në gjuhën Maqedonase.


TV Sitel vërejtje me shkrim për transmetimin e reklamave në të  njëjtën kohë kur është transmetuar teleshping dhe vërejtje me shkrim për mosetiketimin dhe mosndarjen e teleshopingut nga pjesët e tjera të programës me mjete optike ose akustike.


TV Telma paralajmërim për mosplotësimin e detyrave për transmetimin e më pak se 30% burim në gjuhën Maqedonase.


Programit të TV Alsat, në analizën e kryer atë ditë nuk i janë vërejtur shkelje


KRD e miratoi kërkesën e ndryshuar të strukturës pronësore të SHTR TIKVESHIJA nga Kavadarci


KRD përmbaroi shtesë të paketave të regjistruara të “БЛИЗУ МЕДИА EНД БРОУДБЕНД” – Shkup, dhe lëshoi gjashtë çartifikata për regjistrim të serviseve programore edhe atë: për qytetin e Shkupit- Çartifikatë për regjistrim të paketit programor analog nr. 18 – për servisin programor B92, për qytetet Shkup, Kumanovë, Veles, Shtip – Çartifikatë për regjistrim të paketit digjital nr. 29- për servisin programor TV Soko, për qytetin e Shtipit – çartifikatë për regjistrimin e paketit analog nr. 15 për servisin programor –B92 Info, për qytetin e Velesit –çartifikatë për regjistrimin e paketit analog nr. 17 për servisin programor B92 Info, për qytetin e Shkupit – Çartifikatë për regjistrimin e paketit digjital nr. 30- për servisin programor B92 Info, për qytetin e Prilepit- Çartifkatë për regjistrimin e paketit analog nr 19, për servisin programor B92.



Accessibility

Accessibility