Kronikë nga Mbledhja nr. 1 e KRD

image_pdfimage_print
SHKUP, 12.01.2012 – Në Mbledhjen nr. 1 KRD miratoi Procesverbalin e Mbledhjes së 19-të të Këshillit të Radiodifuzionit të RM, mbajtur më 28.11.2011, me dy vazhdimet që i ka pasur përkatësisht më 1.12.2011 dhe 2.12.2011.

Këshilli miratoi dhe Raportin përfundimtar të revizionit për projektin СЕЕ Digi TV, financuar përmes fondeve paraaderuese të BE-IPA Transnational në procesin e furnizimeve publike në procedurë, me kërkesë për të grumbulluar oferta pa publikuar shpallje. U miratua gjithashtu dhe Projekt-Plani për furnizime publike i Këshillit të Radiodifuzionit të RM për vitin 2012, bashkë me dokumentet shoqëruese të Planit: Propozim-Procedurë për furnizime publike, Propozim-Formular për furnizime publike dhe Shpërndarje e furnizimeve publike sipas sektorëve.


KRD vendosi që të japë leje për t’u ndryshuar struktura pronësore e SHRT TV Zhupa nga f. Papranik i Vogël-Qendra Zhupë, duke qenë se nuk krijohet koncentrim mediatik i palejuar, përkatësisht nuk ka pengesa formale-juridike.

Gjithashtu u miratua Informata për përmbushjen e obligimit për të publikuar të dhënat konform nenit 20 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe vendosi që për shkak të mospërmbushjes së obligimit për të publikuar të dhënat rreth punës në vitin paraprak, që del nga neni 20 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, t’i shqiptojë masat në vazhdim: Vërejtje me shkrim për shoqatën radiodifuzive tregtare TELEVIZIONI A2 SHPK, Ndalesë e përkohshme reklamimi dhe teleshopingu prej një dite për shoqatën radiodifuzive DI-XHEJ Sllave SHPKNJP Strugë, Ndalesë e përkohshme reklamimi dhe teleshopingu prej tri ditësh për shoqatën radiodifuzive TV MEDI Manastir SHPKNJP.
KRD miratoi Raportin në lidhje me takimin e punës që është mbajtur me përfaqësuesit e DIGITALB Shqipëri.
Në mbledhje nuk u miratua Propozim-Vendimi për t’i hequr vlefshmërinë Rregullores për aftësim, arsimim të mëtejshëm dhe specializim profesional të anëtarëve të Këshillit të Radiodifuzionit.


Accessibility

Accessibility