Kronikë nga seanca 1-rë

image_pdfimage_print

Shkup, 11.01.2019. –Në seancën e fundit, këshilli i Agjencisë shqyrtoi raportin tremujor për punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për periudhë nga 01.10 deri 31.12.2018.

Për shkak të shkeljeve të nenit 67 paragrafi 6 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, pra mosrespektimi i detyrimit të radiodifuzerit për të siguruar të paktën 80% nga koncepti programor i cili paiset me licencë, Këshilli i Agjencisë inicoi procedurë për marrjen e licencës për transmetim ndaj Kompanisë tregtare të transmetuesit RFM SHPKPV Shkup.

Kërkesa për dhënien e licencës pa një konkurs publik për transmetim televiziv i paraqitur nga televizioni komercial i transmetimit Televizioni Sonce SHPKPV Prilep, Këshilli i Agjencisë me Vendim e refuzoi atë si të paplotë, gjegjësisht jashtë funksionit me të dhëna jo të plota të cilat janë paraparë në nenin 76 paragrafi 3 dhe 4 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Këshilli i Agjencisë pranoi propozimin e drejtorit për dorëzimin e Informacionit në Ministrinë e punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut-Qendra e kontrollit dhe organizimit kriminal, për ekzistimin e dyshimit në lidhje me shkeljen e të drejtave autoriale dhe të drejtave gjinore pas dorëzimit të ankesave në lidhje me shërbimet programore „Ballkan Mjuzik“ SHPKPV nga Rrepublika Bullgare.

Në lidhje me ankesën e përcjellë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dorëzuar nga TRD 24 Vesti SHPKPV Shkup, Këshilli mori qëndrim për inicimin e qëndrimit të përbashkët me përfaqësuesit nga TRD 24 Vesti, Komiteti i interesit ekonomik, komiteti për matjen e audiences në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe agjencisë kërkimore e zgjedhur për matjen e audiences së televizionit Nielsen.

Me qëllim për fillimin e procedurës prokurim publik që janë në përpuethshmëri me Planin vjetor për prokurim publik 2019 të Agjencisë, Këshilli dha miratim drejtorit të Agjencisë ti realizojë procedurat e mëposhtme për prokurim publik: shërbime nga Agjencia për punësim të përkohshëm/kompani private për punësim dhe bileta avioni. Këshilli i dha miratim  drejtorit për sjelljen e Vendimit për prokurim të mallrave me vlerë të vogël për shërbime mirëmbajtjeje të aparateve të kafes në Agjencion.



Accessibility

Accessibility