Kronikë nga seanca 24.

Shkup, 25.12.2025 – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në seancën e 25-të e cila u mbajt më 25 dhjetor, shqyrtoi pikat e rendit të ditës dhe u miratua Plani vjetor për kryerje të mbikëqyrjes programore për vitin 2026, Planin vjetor për kryerje të mbikëqyrjes administrative për vitin 2026, Programi i punës së Agjencisë për vitin 2026, si dhe Plani vjetor për vlerësimin e rrezikut nga korrupsioni dhe Plani vjetor për parandalimin e korrupsionit për vitin 2026.

Këshilli miratoi Udhëzuesin për influenserët, vlogerë dhe kreator të përmbajtjeve, dhe në bazë të konstatimeve nga Raporti për mbikëqyrje të rregullt programore, miratoi aktvendim për shqiptimin e masës paralajmërim publik të SHTR XhEZ FM SHPKNJP Shkup për shkelje të nenit 80 paragrafët 7, 8 dhe 9 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Në pajtueshmëri me Planin vjetor për furnizime publike për vitin 2025,  është dhënë miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimit – shërbime shtypi.



Accessibility

Accessibility