Kronikë nga seanca e 1.

Shkup, 14.1.2026 – Këshilli i Agjencisë, në seancën e 1. të mbajtur në përputhje me përcaktimin e rendit të ditës, miratoi dy vendime, përkatësisht Vendim për vazhdim të lejes për radiotransmetim të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive RADIO JEHONA FM SHPKNJP Kumanovë për periudhë prej 9 vitesh dhe Vendim për ndryshim të strukturës së pronësisë të SHTR RADIO VAT SHPK Shkup.

Në kuadër të procedurave mbikëqyrëse, Këshilli përcaktoi mosrespektim të dispozitave të nenit 53 paragrafët (4) dhe (5), në lidhje me paragrafët (6) dhe (19) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, që i referohen komunikimeve komerciale audio, sipas së cilës u shqiptua masë vërejtje publike ndaj SHTR MODEA SHPKNJP Sveti Nikollë.

Plotësuese, për shkak të mosdhënies së informacionit të përcaktuar me Ligj që duhet t’u vihet në dispozicion përdoruesve, Këshilli miratoi aktvendim për shqiptim të masës vërejtje publike ndaj SHTR RADIO JEHONA FM Kumanovë për shkelje të nenit 51 paragrafi (1) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.



Accessibility

Accessibility