Shkup, 13.03.2023 – Për shkak të mospërmbushjes së obligimit nga neni 80 paragrafi 5 i LSHMAAV-së, gjegjësisht mos pagesës së taksës vjetore për licencë për transmetim në radio, Këshilli i Agjencisë ka filluar procedurën për revokimin e licencës. të kryejë veprimtarinë transmetuese të SHTR Radio VALANDOVO SHPK Valandovë.
Bazuar në të gjeturat nga Njoftimi për pagesë, Këshilli i Agjencisë ka miratuar Vendim për ndërprerjen e procedurës së inicuar për revokimin e licencës për transmetim radiofonik të SHTR Radio KAVADARCI SHPKNJP Kavadar.
Operatorit të rrjetit publik të komunikimit elektronik SHTR KABEL-NET SHPK Strumica i është shqiptuar vërejtje publike për shkelje të nenit 141 të LSHMAAV, gjegjësisht transmetim të shërbimit programor që nuk mbulohet me certifikatën për regjistrimin e shërbimeve programore të lëshuar nga Agjencia për shërbimemediatike audio dhe audiovizuele.