Kronikë nga seanca e 10-të e KRD-ës

image_pdfimage_print

 

Shkup, 21.02.2013 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotshme e shqyrtoi raportin nga monitorimi i sjelljes së radiodifuzerëve para fillimit të fushatës zgjedhore deri më 13 shkurt 2013, me çka nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave të Rregullores për sjelljen e radiodifuzerëve në periudhë para fillimit të fushatës zgjedhore.

 

KRD e miratoi propozim mendimin  për propozim tekstin e Strategjisë kombëtare  për barazi gjinore për vitin 2012 – 2020, për planin e veprimit kombëtar për barazi gjinore 2013-2016 dhe për planin operativ të viti 2013.

 

Në lidhje me kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë  për transmetimin e serviseve programore televizive  Arena Sport 1,2,3,4 nga ana e Tekelomit Maqedonas SH A Shkup , lëshuar nga ana e Digiplus Multimedia –Shkup, Këshilli arriti në përfundimin se kërkesa duhet dorëzuar në juridiksion dhe trajtim të mëtejshëm të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës , me çka me kërkesën e Komisionit do të dorëzohen edhe materialet e tjera në rast të transmetimit/dhe ritransmetimit  të Arena Sport, kanalet 1-4 të territorit të Republikës së Maqedonisë.

 

KRD e miratoi informacionin për nevojën e zgjedhjes të lëndës arkivore nga materiali i dokumentuar për vitin 2012, përpunim dhe evidentim (regjistrim dhe përshkrim) për vitin 2012 në pajtueshmëri me shfrytëzimin  e zyrës për punë arkivore dhe udhëzim për mënyrën dhe teknikën e trajtimit të materialit dokumentar dhe lëndës arkivore në zyrën e punës arkivore.



Accessibility

Accessibility