Shkup, 18.03.2021 – Në seancën e sotme të 11-të, Këshilli i Agjencisë miratoi Draft Raportin Vjetor për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2021. Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja, SHTR ALTRA-SAT Ohër i janë shqiptuar dy masa vërejtjeje publike për ritransmetim të shërbimeve programore të paregjistruara “RTR Planeta”, “Rusia 24”, “Al Jazeera” dhe “DM Sat” që është në kundërshtim me nenin 141të LSHMAAV dhe SHTR DUE Gostivar për mospublikimin e të dhënave që është e obliguar t’i transmetojë në një vend të përshtatshëm për secilën përmbajtje të shërbimit programor, gjë që është në kundërshtim me nenin 14 të Ligjit për media.
Me qëllim të inicimit të procedurës që është në përputhje me Planin Vjetor të Prokurimit Publik për vitin 2022 të Agjencisë, Këshilli i dha miratimin Drejtorit të Agjencisë për realizimin e procedurës për prokurimin publik të shërbimit – mirëmbajtje e softuerit për sistemin e monitorimit të shërbimet e radios dhe televizionit dhe mbikëqyrja e ORRPKE.