Shkup, 23.02.2018. – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi tre Vendime për ndalimin e procedurave të inicuara për heqjen e lejes për transmetim televiziv të transmetuesve në vijim: ТRD TV GURRA SHPKPV Kërçovë, ТRD Т.V. КАLTRINA Mazar Tateshi Strugë SHPKPV, ТRD TV KISSdhe Zlate SHPKPV Tetovë.
Për shkak të mospërmbushjes së detyrimit nga neni 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, përkatësisht për mospagim të tarifës vjetore për leje për transmetim televiziv në afatin e përcaktuar ligjor, Këshilli i Agjencisë ka nisur procedurën për marrjen e lejes Shoqërisë tregtare radiodifuzive TELEVIZIONI KOÇANI-LD SHPKPV KOÇAN.
Këshilli i Agjencisë i dha miratim drejtorit të Agjencisë të marrë Vendim me të cilën miratohen fondet finansiare për marrjen e çertifikatës për auditim të brendshëm.