Shkup, 26.03.2024 – Në seancën e 12-të e cila u mbajt më 26.03.2024, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim me të cilin u miratua Raporti vjetor i punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2023.
Këshilli i Agjencisë në lidhje me rezultatet nga revizioni i kryer për 2023 nga revizor i pavarur, përcaktoi qëndrimin e ASHMA-së.
Pika për Propozim-udhëzimin për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare për 2024, është anuluar për vazhdimin e parë të seancës së 12-të, ndërsa pika për miratimin e furnizimit me mallra, me vlerë të parashikuar nën kufijtë e vlerës për zbatimin e Ligjit për furnizim publik, Pllakë Gravoglas e gdhendur me laser, u anulua deri në përfundim të zgjedhjeve.
Në vazhdimin e parë të seancës së 12-të , e cila u mbajt më 29.03.2024 Këshilli i Agjencisë miratoi Propozim-udhëzimin për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024.