Kronikë nga seanca e 17-të

Shkup, 20.03.2018 – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi Draft raportin vjetor për punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2017.

Këshilli mori Vendim për refuzimin e Kërkesës së një pale të interesuar për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për radio transmetim në nivel rajonal,sepse në pajtueshmëri me Planin për caktimin dhe përdorimin e radiofrekuencave të Agjencisë për komunikim elektronik është konstatuar se nuk ka radio frekuenca të lira.

Në lidhje me konstatimet e bëra për shkelje të nenit 62 paragrafi 6 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe nenit 22 nga Rregullorja për teknikat minimale, hapësinore, financiare dhe shërbimeve kadrovike për marrjen e lejes për radio dhe transmetim televiziv, Këshilli i Agjencisë ka inicuar procedure për revokimin e lejes për transmetim televiziv të TRD Telekanal А1 SHPKPV Strumicë.



Accessibility

Accessibility