Kronikë nga seanca e 17-të

image_pdfimage_print

Shkup, 10.05.2022 – Në seancën e djeshme Këshilli i Agjencisë miratoi ribalans të Planit finansiar për vitin 2022 duke siguruar mjete shtesë të destinuara për rritjen e mjeteve për mirëmbajtjen e sistemit softuer për monitorim në radio dhe shërbimeve TV dhe mbikëqyrjen e operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik.

Bazuar në shkeljet e konstatuara nga mbikëqyrja e rregullt programore, Këshilli i Agjencisë shqiptoi masë vërejtje publike ndaj Shoqërisë për telekomunikacion SKUPI KABLE SHPK Shkup për ritransmetim të shërbimeve programore që nuk janë të përfshira në regjistrin e shërbimeve programore të ASHMA-së.

Lidhur me Kërkesën e Shoqatës së stacioneve TV lokale dhe rajonale Medium Objektiv, Këshilli i Agjencisë miratoi Konkluzionin për mbështetjen e kërkesave të mëposhtme: nëse Qeveria është në gjendje të sigurojë ndihmë shtesë financiare për mbulimin e shpenzimeve për kompensim të lejeve për transmetim për vitin 2022, gjithashtu dhe mbulim të shpenzimeve për transmetim të televizioneve rajonale që transmetojn program nëpërmjet DVB-T si dhe për mbulim të shpenzimeve të të gjitha televizioneve që transmetojnë nëpërmjet operatorit të rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe për këtë paguajnë kompenzim, dhe për fillimin e debati publik me kërkesë për formim të Fondit për mediat ku do të sunvencionohen përmbajtjet televizive dhe hulumtime kërkimore me tematikë rajonale dhe lokale, për zhvillim të ofertave programore dhe nxitjen e pluralizmit demokratik në shoqëri.



Accessibility

Accessibility