Shkup, 16.05.2022 – Në seancën e 18-të, e mbajtur më 16.05.2022, Këshilli i Agjencisë ka nisur procedurat për heqjen e lejes për radio transmetim ndaj SHTR RADIO HIT FM SHPKNJP Shkup dhe SHTR JON-RADIO SHPK Strugë, për shkak të mospërmbushjes së detyrimit nga neni 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, dmth transmetuesit nuk paguan tarifën vjetore për lejen e transmetimit në radio Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e kryer e kontrollit të programeve, Këshilli i Agjencisë inicoi procedurë për kundërvajtje pranë gjykatës kompetente ndaj SHTR G-ТV Теlevizion SHPKNJP Gostivar për mostransmetim të paktën 30% program fillimisht i krijuar burimor si vepra audiovizive maqedonase, që është në kundërshtim me nenin 92 paragrafi 1 nga LSHMAAV dhe ndaj SHTR ТV DUE SHPKNJP Gostivar ku u konstatua mostransmetim të paktën 30% program fillimisht i krijuar burimor si vepra audiovizive maqedonase, as edhe të paktën e gjysmës së minimumit ligjor të programit fillimisht burimor i krijuar si vepra audiovizive maqedonase, të transmetuara në periudhën nga ora 7,00 deri në orën 19,00, që është në kundërshtim me nenin 92 paragrafët 1 dhe 3 nga LSHMAAV.
Këshilli i Agjencisë shqiptoi dhe masën vërejtje publike ndaj SHTR G-ТV Теlevizion SHPKNJP Gostivar për shkelje të nenit 64 paragrafi 1 nga LSHMAAV për transmetim pa siguruar përkthim në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke, gjuhët me të cilat mediumi transmeton programe në pajtueshmëri me lejen.
Për fillimin e procedurës e cila është në pajtueshmëri me Planin vjator për furnizim publik për vitin 2022 të Agjencisë, Këshilli dha miratim drejtorit të Agjencisë për sigurimin e mjeteve të nevojshme për realizimin e marrëveshjes për furnizim publik-shërbime-Mirëmbajtjen e sistemit softuerik për monitorim të radios dhe serviseve TV dhe mbikëqyrja e ORRPKE dhe për zbatimin e procedurës për furnizim publik Hulumtime-Analiza për çështjet gjinore dhe për mënyrën e përfaqësimit të grave dhe burrave në programet e transmetuesve.