Shkup, 20.11.2025 – Në seancën e 19-të Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shqyrtoi Raportin mbi prezantimin mediatik zgjedhor për rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale 2025.
Këshilli miratoi Raportin mbi reklamimin e paguar politik gjatë kohës së rrethit të dytë të Zgjedhjeve lokale 2025, në periudhën nga data 20 deri më 31 tetor 2025. Raporti do të publikohet në ueb-faqen e Agjencisë dhe është dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në përputhje me Afatet për kryerjen e aktiviteteve zgjedhore, me qëllim sigurim të qasjes publike dhe transparencën e aktiviteteve të kryera.
Gjithashtu, Këshilli i Agjencisë dha miratim për pagesën e ndihmës financiare bazuar në vdekjen e prindit të punësuari në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.