Shkup, 21.5.2026 – Në seancën e sotme të 19-të Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për rritjen e Planit Financiar të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2026. Me ndryshimin e Planit Financiar do të sigurohen mjete shtesë për riparimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të ashensorëve dhe platformës në selinë e Agjencisë.