Kronikë nga seanca e 23-të

Shkup, 04.05.2018 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 23-тë miratoi Vendim për dhënien e lejes për transmetim televiziv të shërbimeve programore me format të përgjithshëm argëtues,në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, përmes RRPKE që nuk përdor një burim të kufizuar, në nivel rajonal (Komuna Dibër, Qëndër ZHupa, Маvrovë dhe Rostushe).

Sipas Studimit për përcaktimin e arsyetimit për shpalljen e konkursit publik për dhënien leje për transmetim televiziv në nivel shtetëror përmes rrjetit dixhital tercial,ku është vërejtur se nuk ka arsyetim për shpalljen e konkursit publik, Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele miratoi Vendim për refuzimin e kërkesës me shkrim nga TRD 24 VESTI SHPKPVShtip dhe TRD KOMPANI 21-М SHPKPV Shkup.

Për shkelje të nenit 62 paragrafi 6 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe nenit 9 nga Rregullorja për teknikat minimale, hapësinore, finansiare dhe kushtet e personelit për dhënien leje për radio dhe transmetim televiziv, Këshilli I Agjencisë ka nisur procedurën për heqjen e lejes për radio transmetim të TRD RADIO SLOBODNA MAKEDONIJA SHPKPV Shkup.

Me qëllim të inicimit të procedurave që janë në përputhje me Planin vjetor për prokurim publik për vitin 2018 të Agjencisë, Këshilli ka dhënë miratim për kryerjen e prokurimit publik – shërbime: mirëmbajtja e faqeve të internetit të Agjencisë dhe dy prokurime publike-mallra: pije dhe nevoja për pajisje kuzhe dhe zyre.

 



Accessibility

Accessibility