Kronikë nga seanca e 23-të

image_pdfimage_print

Shkup, 14.06.2022  – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e kryer e kontrollit programor, Këshilli i Agjencisë ka inicuar procedurë për kundërvajtje ndaj ANTENA AC KTV Kërçovë për shkelje të nenit 141 nga LSHMAAV. Shkelja i referohet ritransmetimit të paketave programore të paregjistruara.

Këshilli i Agjencisë shqiptoi edhe dy masa vërejtje publike, për А1 Maqedoni SHPKNJP Shkup për shkelje të nenit 141 nga LSHMAAV, për ritransmetim të shërbimeve programore të paregjistruara dhe ndaj TOTAL TV SHPK Shkup për shkelje të nenit 143 paragrafi 3 nga LSHMAAV për mostransmetim të shërbimeve programore të shërbimit publik transmetues.

Për shkak të harmonizimit me legjislacionin Ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, Këshilli i Agjencisë miratoi Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kryerjen e mbikëqyrjes video, Analizë për përcaktimin e rrezikut dhe vlerësimin e tij gjatë përpunimit të të dhënave personale dhe Metodologjia për kryerjen e vlerësimit në ndikimin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Këshilli i Agjencisë i dha miratim drejtorit të Agjencisë të marrë vendim për fshirjen nga regjistri kontabël i AVMU-së borxhin e DPTU KABEL AC KTV eksport-import SHPKNJP Makedonski Brod.

Me qëllim të inicimit të procedurës e cila është në pajtueshmëri me Planin vjetor për furnizim publik për 2022 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë të marrë vendim për furnizim të shërbimeve – Krijimi i faqes së internetit „Gjinia dhe Mediat“ me një vlerë të caktuar nën kufijtë e vlerës për zbatimin e Ligjit për furnizim publik.



Accessibility

Accessibility