Kronikë nga seanca e 23-të

Shkup, 20.07.2023 – Këshilli i Agjencisë në seancën e djeshme ka iniciuar procedurë për revokimin e licencës për transmetim radio të TRD Balkan FM Radio nga Gostivari për shkak të mospërmbushjes së obligimit nga neni 80 paragrafi 5 i LSHMAAV, d.m.th. për shkak të mospagesës së tarifës vjetore për licencën e transmetimit të radios.

Këshilli miratoi formularët e kërkesës së pëlqimit për ndryshimin ose plotësimin e më shumë se 20% të konceptit programor të licencës për transmetim televiziv dhe radio.

Në bazë të konstatimeve nga inspektimet e rregullta administrative, Këshilli i Agjencisë i ka shqiptuar dy masa për vërejtje publike SHTR Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip, përkatësisht:

  • Për shkelje të nenit 51 paragrafi 1 i LSHMAAV – mosdhënie e informacionit që duhet të jetë në dispozicion të përdoruesve;
  • Për shkelje të nenit 14 të Ligjit për Media – mospublikimi i të dhënave që është i detyruar t’i transmetojë në një vend të përshtatshëm për secilën përmbajtje të shërbimit programor.

Për shkak të mospërmbushjes së detyrimit nga neni 143 paragrafi 3 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, i cili ka të bëjë me ritransmetimin e shërbimeve programore të shërbimit publik transmetues, Këshilli i Agjencisë konkludoi kundër Kompanisë për Tregti dhe Shërbimet TOTAL TV ShPK Shkup të inicojë procedurë penale pranë gjykatës kompetente.

Këshilli i Agjencisë dha miratimin që Drejtori i Agjencisë të marrë Vendim për prokurimin e shërbimit – mirëmbajtjes së kafeterive të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, me vlerë të parashikuar nën kufijtë e vlerës për aplikimin e Ligji për Prokurimin Publik.



Accessibility

Accessibility