Kronikë nga seanca e 25-të

Shkup, 01.06.2018 –Në seancën e sotme të 25-тë, Këshilli i Agjencisë solli Vendim për  dhënien e lejes për radio transmetim të shërbimit programor,radio folëse-muzikore në format të përgjithshëm, në gjuhën maqedonase, në nivel lokal në rajonin e komunës Strugë. Radioja do të transmetohet nëpërmjet radiofrekuencës 102.2 MHz.

Në të njëjtën kohë, Këshilli mori një vendim që lejonte ndryshimin në strukturën e pronësisë të TRD ART ÇANNEL SHPKPV eksport-import Tetovë.Me ndryshimet në strukturën e pronësisë të këtij radiodifuzeri nuk është krijuar një qëndrim i pautorizuar në kuptimit e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Gjithashtu u miratua Informacioni për Draft-auditimin e Programit kombëtar për miratimin e legjislacionit evropian NPАА 2019-2021, së bashku me pjesën narrative, matricën e objektivave dhe aktivitetet, Aneks 2 -Institucionet dhe gjendja e burimeve njerëzore dhe Aneks 3 Fondet buxhetore 2018,2019-2021.



Accessibility

Accessibility