Shkup, 27.07.2022 –Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme, në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja e programit të kontrollit dhe pas analizës së ekspertizës nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Këshilli i Agjencisë ka iniciuar procedurë penale kundër SHTR KANAL 5 Shkup dhe SHTR TV SITEL Shkup për shkelje të nenit 53 paragrafi 5 dhe paragrafit 17 paragrafi 2 të LSHMAVV. Shkeljet i referohen transmetimit të spoteve teleshoping në të cilat paraqiten në mënyrë të rreme natyra dhe karakteristikat e produkteve, pra komunikimet komerciale audiovizive janë të pavërteta dhe të pandershme, gjë që çorienton publikun dhe është në kundërshtim me interesat e konsumatorëve.
Këshilli i Agjencisë e pranoi Informimin për ndryshimin e Propozim-Vendimit për ndërprerjen dhe dhënien në shfrytëzim të përhershëm të pasurisë së luajtshme të Institucionit Kombëtar Teatri Shqiptar për fëmijë dhe të rinj, Shkup, sipas mendimit të Sekretariatit për Legjislacion.