Shkup, 13.07.2018 –Me qëllim respektimin e rekomandimeve të auditimit të brendshëm, Këshilli i Agjencisë miratoi ndryshime dhe plotësime të Rregullores për organizim të brendshëm për punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rregulloren për pagat bruto dhe shtesa të tjera të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Këshilli miratoi dhe ndryshim në Planin vjetor për prokurim publik për vitin2018.
Me qëllim të inicimit të procedurave të prokurimit publik që janë në përputhje me Planin vjetor për prokurim publik për vitin 2018 të Agjencisë ,Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë për zbatimin e procedurës për prokurim publik- shërbime: Telefoni fikse, mirëmbajtja e softuerit të integruar, punët ekonomiko finansiare, prokurim me vlerë të ulët dhe prokurim publik –mallra: material i vogël informatik harxhues.