Shkup, 01.08.2022 –Këshilli i Agjencisë në seancën e 29-të me Vendim me të cilin ia mori licencën për raiotransmetim të SHTR KAPITOL FM SHPKNJP Shkup, për shkak se pas dhënies së licencës janë paraqitur rrethana që paraqesin pengesat ligjore për poseduesin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë – revokohen miratimet për shfrytëzimin e radio frekuencave të lëshuara nga Agjencia për Komunikime Elektronike si kusht themelor për kryerjen e veprimtarisë – transmetimin e një shërbimi programor në radio.
Për fillimin e një procedure që është në përputhje me Planin Vjetor të Prokurimit Publik për vitin 2022 të Agjencisë, Këshilli i dha miratimin Drejtorit të Agjencisë për kryerjen e procedurës për shërbimin e prokurimit publik: Mirëmbajtja e modulit shtesë të zgjidhjes aplikative ekzistuese “Sistemi për regjistrin e rrjeteve publike të komunikimi elektronikt”.