Kronikë nga seanca e 3-të

Shkup, 25.01.2018. –Për shkak të shkeljes së nenit 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele,dhe të mospagesës së tarifës së licencës për kryerjen e veprimtarisë transmetuese brenda afatit të përcaktuar, në seancën e sotme, Këshilli i Agjencisë ka nisur procedurë për heqjen e licencës për transmetim televiziv ndaj ТRD Studio TERA Маngovski Zoran Manastir SHPKPV. Njëkohësisht, miratoi dhe plotësimin e Planit vjetor për prokurim publik për vitin 2018 të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.



Accessibility

Accessibility