Kronikë nga seanca e 3-të

Shkup, 28.01.2021 – Në seancën e kaluar Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për aprovimin e ribalancit të Planit financiar për vitin 2022 të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele,me të cilat janë siguruar burime financiare të destinuara për përgatitjen e një studimi për përcaktimin e arsyetimit për shpalljen e konkursit publik për dhënien e licencës për TV transmetim në nivel shtetëror.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e rregullt Këshilli i Agjencisë shqiptoi masën vërejtje publike Shoqërisë për telekomunikacion PET NET Gjevgjeli për ritransmetimin e shërbimeve programore që nuk mbulohen nga çertifikatat e regjistrimit të shërbimeve programore,që është në kundërshtim me nenin 141 të LSHMAAV.

Me qëllim të inicimit të procedurës e cila është në përputhje me Planin vjetor për prokurim publik për vitin 2022 të Agjencisë,Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë për të zbatuar procedurën për shërbime të prokurimit publik – të dhëna për shtrirjen e radiostacioneve dhe për shikueshmërinë totale të stacioneve televizive.

Për shkak të harmonizimit të mjeteve teknike dhe teknologjike dhe përcaktimin e procedurës për tjetërsimit dhe shpenzimeve të telefonave zyrtarë cellular, Këshilli i Agjencisë solli Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për përdorimin e telefonave zyrtarë dhe 3G USB modem në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive.



Accessibility

Accessibility