Kronikë nga seanca e 3-të

Shkup, 15.1.2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e tretë ka inicuar procedurë për heqjen e lejes për transmetim në radio të SHTR RADIO HIT FM SHPKNJP Shkup, për shkak se nuk i plotëson kushtet minimale kuadrovike të përcaktuara në Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kuadrovike për marrjen e lejes për transmetim televiziv dhe radio.

Këshilli i Agjencisë ka miratuar Vendim për dhënien e ndihmës financiare – donacion për Shoqatën e qytetarëve Laboratorit të Raportimit Investigativ – IRL Shkup, me qëllim që të sigurojë realizimin e iniciativave të ardhshme investigative, rritje të volimit dhe cilësisë së përmbajtjeve që prodhon, dhe fokusi i të cilit është lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër dezinformimit, duke mbështetur punën e saj për përmirësimin e tregut mediatik dhe krijimi i stafit shtesë që do të prodhojë përmbajtje në pajtim me standartet më të larta profesionale ndërkombëtare, si dhe në zbatimin e modelit inovativ të tregimit multimedial të investigimit cilësor dhe të pavarur, që do të çojë në rritjen e besimit në media dhe përmirësimin e arsimimit mediatik në vend, dhe nëpërmjet informimit për tema që janë të rëndësishme për qytetarët, që do t’i ndihmojë ata të marrin vendime të informuara- propagandën politike gjatë zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit.

Për nevojat e Agjencisë dhe në pajtim me Planin për furnizim publik për vitin 2024, Këshilli miratoi që drejtori i Agjencisë të marrë Vendim për furnizimin e pajisjeve TIK.



Accessibility

Accessibility