Kronikë nga seanca e 35-të

image_pdfimage_print

Shkup, 29.11.2021 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 35-të solli Vendim me çka miratoi rritjen e Planit Finansiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2021 dhe i dha miratim drejtorit të Agjencisë të sjellë Vendim për dhënien e ndihmës financiare-donacion për viktimat e qytetarëve të Maqedonisë në aksidentin e trafikut  në Republikën e Bullgarisë në vlerë të përgjithshme prej 2,850,000.00 denarë të cilat do të realizohen përmes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një Fond special për solidaritet. Në të njëjtën kohë Këshilli i Agjencisë miratoi Rregulloren për pagën bruto dhe kompensime të tjera të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Në lidhje me njoftimin për ndryshim të strukturës së pronësisë, Këshilli i Agjencisë ka marrë Vendim me të cilin lejohet ndryshim në strukturën e pronësisë të Shoqërisë Tregtare radiodifuzive RADIO VAT SHPK Shkup.

Pas kryerjes së mbikëqyrjes së programit të kontrollit, ku u konstatua se SHTR SITI Televizion SHPKNJP Shkup, edhe përkundër Vendimeve të shqiptuara më parë për masën-vërejtje publike nuk i ka mënjanuar shkeljet, pra ka vazhduar të shkelë nenin 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV, neni 19 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve dhe nenin 92 paragrafi 3 nga LSHMAAV, Këshilli i Agjencisë  vendosi për fillimin e procedurës për kundërvajtje.



Accessibility

Accessibility