Kronikë nga seanca e 38-të

Shkup, 23.11.2023 – Për shkak të mos respektimit të dispozitave të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizive dhe Ligjit për media, Këshilli ka shqiptuar 7 masa vërejtjeje publike, përkatësisht:

  • 5 vërejtje publike për SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë për shkelje të:

– Neni 50 paragrafi 3 i LSHMAAV dhe neni 19 i Rregullores për mbrojtjen e të miturve, përkatësisht për transmetimin e programeve artistike pa shënjuar me sinjalistikë për mbrojtjen e të miturve;

– Neni 51 paragrafi 1 i LSHMAAV, mosdhënia e informacionit që duhet të jetë në dispozicion të përdoruesve;

– Neni 92 paragrafët 1 dhe 3 të LSHMAAV, mostransmetimi i së paku 30% të programeve të krijuara fillimisht si vepra audiovizuele maqedonase;

– Neni 98 paragrafi 1 i LSHMAAV, reklama që nuk është e ndarë qartë nga pjesët tjera të programit;

– Neni 14 i Ligjit për Media, për mospublikimin e të dhënave të printuara.

  • Shoqërisë për veprimtari botuese, marketing dhe shërbime kompjuterike NARODEN LEKAR SHPKNJP Shkup, botues i “Naroden Lekar”, për mospërmbushje të plotë të obligimit nga neni 14 i Ligjit për media, mos zbulim i të dhënave të printuara.
  • Shoqatës së Qendrës Informative Kulturore Serbe SPONA Shkup, botues i “Slovo”, për mospërmbushje të plotë të obligimit nga neni 14 i Ligjit për media, mospublikim të të dhënave të shtypura.

Në lidhje me njoftimet për ndryshim të strukturës pronësore, Këshilli i Agjencisë ka miratuar dy Vendime me të cilat lejohet ndryshimi i strukturës së pronësisë të RTD ARACINA dhe SHTR VISTEL Shkup.

Këshilli i Agjencisë ka miratuar edhe dy vendime për fshirje nga regjistri i transmetuesve të SHTR TV K&M KISS&MENADA SH.PK Tetovë dhe SHTR TV ZDRAVKIN Angelçe Zdravkin Sh.PK Veles.

Sipas Planit të Prokurimit Publik të Agjencisë për vitin 2023, Këshilli miratoi zbatimin e procedurës së prokurimit publik për mirëmbajtjen adaptive dhe parandaluese të softuerit ekzistues për analizën e programeve RA dhe TV .

Në seancë, Këshilli dha miratimin për pagesën e ndihmës financiare – kompensim për vdekjen e anëtarit të familjes së ngushtë dhe miratoi Vendim për transformimin e marrëdhënies së punës të një punonjësi në Shërbimin Profesional të Agjencisë.



Accessibility

Accessibility