Shkup, 05.02.2018. – Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme solli Vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e një licence për radio transmeti të shërbimit programor radios folëse muzikore me format të përgjithshëm, në gjuhën maqedonase, në nivel lokal, në zonën e komunës Strugë.Për shkak të mospërmbushjes së detyrimit nga neni 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Këshilli solli vendim për heqjen e licencës për radio transmetim ndaj ТRD Radio Меrlin SHPKPV Dibër. Po ashtu solli vendim e cila lejon ndryshim në strukturën e pronësisë të Shoqatës tregtare radio transmetuese ТЕLЕVIZIONI КАNАL 8 SHPKPV Кërçov dhe vendim për fillimin e procedurës për të verifikuar ekzistencën e përqendrimit të paligjshëm mediatic, sipas detyrës zyrtare, të ТRD ЕNXHELS FM SHPKPV Shtip.
Sipas planit të prokurimit publik për vitin 2018, Këshilli dha miratimin për zbatimin e tre proceduarave për prokurim publik për shërbimet e mëposhtme:Trajnim i specializuar për It, Të dhënat mbi shtrirjen e stacioneve radiofonike dhe për pjesëmarrjen e shikueshmërisë totale të stacioneve televizive dhe Studime për përcaktimin e arsyetimit për shpallje të konkursit publik për dhënien e licencës për transmetim televiziv në nivel shtetëror përmes multipleksit dixhital tokësor.