Shkup, 26.01.2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e djeshme e anuloi pikën për miratim të Vendimit për heqjen e lejes për transmetim në radio të SHTR RADIO HIT FM SHPKNJP Shkup, për vazhdimin e parë të seancës së 4-ët e cila do të mbahet më 29.01.2024.
Për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale kadrovike të përcaktuara në Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për transmetim televiziv dhe radio, Këshilli i Agjencisë ka inicuar procedurë për heqjen e lejes për transmetim në radio të SHTR BALKAN FM RADIO SHPKNJP Gostivar.
Në pajtim me raportin me shkrim për mbikëqyrje të jashtëzakonshme programore të kryer, pas ankesës, Këshilli i Agjencisë ndaj SHTR Меtropolis Radio SHPK Shkup ka shqiptuar masë vërejtje publike për shkelje të nenit 64 paragrafi (1) të LSHMAAV për shkak se më 9, 10, 11, 12 dhe 13 janar 2024, në emisionin „Radio aukcija“, njoftimet e prezantuesit janë transmetuar burimisht në gjuhën kroate, pa ofruar përkthim në gjuhën maqedonase.
Këshilli i Agjencisë ka miratuar dhe Vendim me të cilin lejohet ndryshim në strukturën e pronësisë të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive 24 VESTI SHPKNJP Shtip.
Për nevojat e Agjencisë dhe në pajtim me Planin për furnizim publik për vitin 2024, Këshilli miratoi zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimeve: marrje me qira të hapësirës për publikimin e shpalljeve në gazetat ditore dhe mirëmbajtjen e instalimit zjarrfikës sprinkler (nënstacion i thatë, spërkatës dhe pompa) dhe mirëmbajtjen e pajisjeve AKZ.