Kronikë nga seanca e 5-të

Shkup, 07.02.2024 – Në seancën e sotme të 5-të Këshilli i Agjencisë shqyrtoi raportet tremujore për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, për periudhën nga 01 tetor deri më 31 dhjetor 2023.

Për shkak të plotësimit të kushteve minimale kadrovike të përcaktuara në Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për transmetim televiziv dhe radio, Këshilli i Agjencisë ka marrë Vendim me të cilën është ndërprerë procedura për heqjen e lejes për transmetim në radio të SHTR BALKAN FM RADIO SHPKNJP Gostivar.

Këshilli i Agjencisë dha pëlqim që Drejtori i Agjencisë të sjell Vendim për miratimin e Raportit përfundimtar për regjistrimin e kryer dhe Listave të regjistrimit nga regjistrimi i kryer në ASHMA për vitin 2023.

Për nevojat e Agjencisë dhe në përputhje me Planin për furnizim publik për vitin 2024, Këshilli miratoi zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimeve: bileta avioni, shërbime auditimi dhe shërbime të sigurimit financiar.



Accessibility

Accessibility