Kronikë nga seanca e 6-të

image_pdfimage_print

Shkup, 21.02.2022 – Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja e programeve të kontrollit Këshilli i Agjencisë shqiptoi masën vërejtje publike ndaj TRD ALFA TV SHPKPV Shkup, për mosveprim sipas Vendimit të mëparshëm për shqiptimin e masës vërejtje publike,pra nuk e ka mënjanuar shkeljen e bërë të nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nenit 16 dhe 17 nga Rregullorja për mbrojtjrn e minorenëve.

Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi dhe Vendimin për ndalimin e procedurës për përcaktimin e ekzistimit të paligjshëm të koncetrimit mediatik sipas detyrës zyrtare tek TRD SITI Televizon SHPKPV Shkup.

Me qëllim të inicimit të procedurave që janë në pajtueshmëri me Planin vjetor për prokurim publik për vitin 2022 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë për të kryer këto procedura për prokurimit publik- shërbime: Studim për të përcaktuar arsyetimin për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv,shërbime të sigurimit finansiar,bileta avioni dhe dhënia me qira e hapësirës për shpalljen e reklamave në gazetat ditore.



Accessibility

Accessibility