Shkup, 16.02.2018. – Në seancën e sotme Këshilli i Agjncisë miratoi pesë Vendime për ndalimin e procedurave të ngritura për heqje licence për transmetim televiziv dhe radio transmetim për transmetuesit në vijim: ТRD RADIO KANAL 77 SHPKPV Shtip, ТRD RADIO FAMA SHPK Tetovë, ТRD ALFA ТV SHPKPV Shkup, ТRD LAJF RADIO SHPKPV Shkup dhe TRD TV SHKUP SHPK Shkup.
Propozimi për fillimin e procedurës për heqjen e lejes për transmetim televiziv të Shoqërisë tregtare radiodifuzive TV MTM SHPKPV Shkup, nr.08-16 nga 05.01.2015 ishte tërhequr nga Rendi i ditës i seancës së 8-тë, sepse transmetuesi ndërkohë ka paguar tarifën për lejen për transmetim televiziv.
Njëkohësisht, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e pranoi Informacionin në lidhje me suplementimin Teknik për lëndën për prokurim publik-shërbime „Studim për përcaktimin e arsyetimit për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv në nivel shtetëror përmes multipleksit dixhital tokësor“.