Kronikë nga seanca nr. 1

SHKUP, 08.07.2014- Në seancën e parë të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) u verifikua mandati i anëtarëve të Këshillit të Agjencisë, të zgjedhur me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nr. 07-2613/1 me datë 02.07.2014 (“ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 100 me datë 03.07.2014). Për Kryetar i Këshillit të Agjencisë u zgjodh Lazo Petrushevski, ndërsa nënkryetar u zgjodh Dr. Milaim Fetai.

Për mos respektimin e nenit 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, respektivisht për shkak mos pagesës së kompensimit të lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive në afatin e paraparë, me propozim të ushtruesit të detyrës Drejtori i Agjencisë, Këshill i Agjencisë solli vendim për nisjen e procedurës për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të TV Kaltrina Strugë, TV Lazhani, Dolnen dhe TV Super Skaj Tetovë.

Për mos respektimin e nrnit 13 paragrafi 3 nga Ligji për media, me propozim të ushtruesit të detyrës Drejtori i Agjencisë, Këshilli solli vendim për nisjen e procedurës për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të DI_XHEJ Strugë dhe Energy Radio eksport – import Strugë.

Këshilli i Agjencisë e miratoi propozimin e ushtruesit të detyrës Drejtorit të Agjencisë për ndërprerjen e nisjes së procedurave për kundërvajtje kundër SHTR Televizioni SITEL Shkup dhe SHTR TV MAKPETROL për mos respektimin e dispozitave për muzikë vokale- instrumentale Shkup dhe konkludoi që ta ndërpres procedurën për kundërvajtje kundër atyre.

Këshilli i Agjencisë solli 3 rregullore: Rregullore e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për shfrytëzimin e mjeteve për përfaqësim, Rregullore për mënyrën e shfrytëzimit, drejtimit dhe mirëmbajtjes e veturave zyrtare të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rregullore për shfrytëzimin e telefonave zyrtar dhe shërbimi 3G USB modeme në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.



Accessibility

Accessibility