Kronikë nga seanca nr. 18

image_pdfimage_print

Shkup, 27.03.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) në seancën e sotme i shqyrtoi raportin nga monitorimi i serviseve programore të TV Sonce, Nasha TV, Kanal 5 plus dhe Sitel3 të transmetuara prej datës 17 deri më 24 mars 2014, për respektimin e nenit 92 paragrafi 4 dhe 6 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Me monitorimin është konstatuar se radiodifuzerët e lartë përmendur e kanë respektuar obligimin ligjor që të transmetojnë më pakë 8 orë muzikë vokale/vokale instrumentale në gjuhën maqedonase gjatë një jave. Gjithashtu, është respektuar edhe obligimi ligjor që minimum gjatë javës (8 orë) të jetë transmetuar muziko vokale/vokale instrumentale zbavitëse ndërsa pjesa tjetër muzikë popullore vokale/vokale instrumentale.

Agjencia e miratoi Informacionin për ankesat e dorëzuara nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor në vitin 2014. Tekstin e përgjigjeve nga ana e Agjencisë deri tel Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, si dërgues i ankesave lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor për vitin 2014, mund ti merrni në linqet e më poshtëm:

1. Informim deri tek LSDM Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë

2. Informim deri tek LSDM Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë

3. Informim deri tek LSDM Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë

4. Informim deri tek LSDM Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë

Agjencia në seancën e sotme e shqyrtoi kërkesën për përkrahjen e idesë së NDI-së që të organizojë debate me kandidatët për kryetar shteti dhe zgjedhjet parlamentare 2014 dhe e përkrahi idenë e NDI-së.

Agjencia e miratoi informacionin në lidhje me paraljmërimin e dërguar për të dhënat e Shoqërisë për prodhimtari, telekomunikim, shërbime dhe tregti Demir Kapij sipas shkeljeve të konstatuara me dënim sipas nenit 148 paragrafi 1 pika 26 dhe paragrafi 2 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe konkludoi që kundër Shoqërisë për prodhimtari, telekomunikim, shërbime dhe tregti Demir Kapij që ngreje procedurë për kundërvajtje respektivisht paraprakisht të nisë procedurë në pajtueshmëri me Ligjin për shkelje.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për pakot e regjistruara programore edhe atë:

-Shoqërisë për telekomunikime PET NET Gjevgjeli, Vërtetim nr. 11 me çka pakoja e regjistruar programore digjitale si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Planeta TV, Boka TV dhe Face TV.

-Shoqërisë për telekomunikime inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime BLIZU MEDIA END BROUDBEND Shkup, për qytetet e Shkupit, Tetovë Veles, Shtip, Prilep, Vërtetim nr. 62 me çka pakoja e regjistruar programore digjitale si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Private TV, Elrodi, Muse dhe Club TV.

-SHTR operator i rrjetit kabllor ROBI Shtip, filialet telekabell – pako përmbledhëse analoge për qytetet Shkup, Veles, Shtip, Manastir, Shën Nikole, Strumicë, Koçan, Negotinë, Radovish dhe Kavadarci, Vërtetin nr. 9 me ëka pakoja e regjistruar programore digjitale si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: RA Ros Metropolis.

-SHTR operator i rrjetit kabllor ROBI Shtip, filialet telekabell – pako përmbledhëse analoge p;r qytetet Shkup, Veles, Shtip, Manastir, Shën Nikole, Strumicë, Koçan, Negotinë, Radovish dhe Kavadarci, Vërtetim nr. 30 me çka pakoja e regjistruar programore digjitale si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Food Network, FLN dhe RA Ros Metropolis.

-Shoqërisë për telekomunikim inxhinierignu, softuer, tregti dhe shërbime BLIZU MEDIA END BROAUDBEND Shkup, për qytetet e Shkupit, Tetovës, Kumanovë Veles, Prilep, Vërtetim nr. 63, 29, 31, 25, 27, 29 dhe 28, me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin programor televiziv: ID Xtrа.

-Telekomi Maqedonas SHA – Shkup, Vërtetim nr. 58 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Sport Klub 1, Sport Klub 2, Sport Klub 3 dhe Cinemania.



Accessibility

Accessibility